Didi flet nga Vlora për masakrën. Kishim sinjalizime për lokalin, nuk e kontrollonim shpesh se nuk donim të jepnim idenë e një shteti policor

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:21

Kreu i policisë së shtetit Artan Ddidi shfrytëzoi një takim në Vlorë për të folur për herë të parë për masakrën e katërfishtë në rrugën e Elbasanit.

Ai tha se policia kishte patur sinjalizime për lokalin ku ndodhi ngjarja por nuk kishte kryer kontrolle të shpeshta pasi nuk donte të jepte idenë e një shteti policor.

I pyetur nëse policia mund ta kishte parandaluar ngjarjen, Didi tha se gjithcka do t’I nënshtrohet një analize të detajuar, ndërsa vlerësoi reagimin e policisë për kapjen në kohë të autorëve të dyshuar.

Lidhur me akuzat për mosarrestimin e  Konsatndin Xhuvanit në kohën kur ishte  person i shpallur në kërkim Didi tha se policia nuk mund të vepronte pas skadimit të afatit 30 ditor për arrestimin e tij.

Sipas tij, 26-vjeçari nuk ka qenë i shpallur në kërkim në momentin e ngjarjes, ndërsa saktësoi se ai nuk rezulton i kartelizuar pas rrëzimit të urdhërit të kërkimit.

l.m

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

Didi nje njeri pa personalitet qe flet si ti vi permbare.

Qe po instalohet nje shtet policor e kuptojne dhe budallenjte qe thone se Edi Rama e Artan Didi po e bejne policine me pak te besueshme e me shume te urryer.

Submitted by Anonim (not verified) on

Analistet duhet te analizojne cdo fjale te ketij per te kuptuar qe rrenimi eshte i dukshem
Per nje muaj nuk e kapen dot dhe mbyllen hetimet. Nderkohe ka njerez ne kerkim qe nga 97???
Lulzim Bashes qe ju mbyll gjyqi per tejkalim afatesh dhe ketij Vrasesit drogaxhi!
Ka ndonje NAIV ktu qe nuk pret surpriza te tjera ne kete shtet???

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.