Prokurori i Përgjithshëm firmos marrëveshjen me kreun e Antimafias italiane: Njësi të përbashkëta hetimore kunër krimit të organizuar

Postuar në 05 Nëntor, 2014 12:17

Mes Italisë dhe Shqipërisë do të ketë njësi të përbashkëta hetimore që do të hetojnë krimin e organizuar dhe asete kriminale. Kjo është bërë e ditur sot nga dy drejtuesit e larte te akuzës se dy vendeve kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të antimafias italiane Franko Roberti të cilët nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi. “Natyrisht, bashkëpunimi dhe ndihma e autoriteteve italiane është një ndihmesë të madhe në përballimin e kësaj sfide për Shqipërinë. Aktualisht, prokuroria është e fokusuar në hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtarinë kriminale. Është rritur së tepërmi nga viti në vit numri i konfiskimeve të pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare të personave dhe grupeve të përfshirë në krimin e organizuar. Nga ana tjetër, autoritetet hetimore e kanë të qartë se për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, ai duhet goditur në burimin financiar. Italia ka një përvojë shumë të rëndësishme në këtë drejtim dhe ka shërbyer edhe si orientim për institucionet shqiptare”. Takimi është shfrytëzuar edhe për diskutimin e çështjeve konkrete qe janë nen hetim nga prokuroria e krimeve te renda dhe një prej te cilave është edhe trafiku i drogës me avion ku ndodhet i arrestuar edhe piloti Italian Xhorxhio Riformato.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.