Vetëdigjet gruaja para presidencës bullgare në Sofje, mister arsyet dhe identiteti

A e mbani mend ish të përndjekurin politik Lirak Bejko? Një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është në gjendje të rëndë dhe me shkallë të lartë djegiesh, pasi u vetëdogj në qendër të kryeqytetit bullgar, Sofje. Nuk dihet as arsyeja e vërtetë e aktit fatal, teksa në ndërtesën e presidencës po vazhdon konsultimi i presidentit bullgar, Rosen Plevenlijev me përfaqësuesit e formacionit politik “Fronti Patriotik” për formimin e Qeverisë së re. Të pranishëm me shumicë ishin dhe gazetarët të cilët kishin ardhur të raportojnë për këtë takim, dhe autorja mesa duket ka synuar mediatizim maksimal.
a.k
Add new comment