Akuzat e PD-së për fondet e pritjes së Papës. Ish-anëtarja e Komisionit Shtetëror, Mesila Doda nuk pranon të komentojë: "S’jam e interesuar të flas"

Postuar në 03 Nëntor, 2014 11:25

Në emër të Partisë Demokratike Grida Duma akuzoi sërish qeverinë për një aferë 394 milionë lekëshe në ceremoninë e organizuar për pritjen e Papa Françeskut.

Selia blu pretendon se paratë për dekorimin e kryeqytetit i janë dhënë me prokurim të drejtëpërdrejtë një kompanie pranë ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.

Partia Demokratike thotë se personi që administron  kompaninë EAG, e cila u mor me dekorimin e Tiranës në kuadër të vizitës së Papa Françeskut  ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste si dhe ka punuar në Kryeministri në ngritjen e uebsajteve.

Por në Komisionin Shtetëror të ngritur enkas nga qeveria për organizimin e punës dhe aktiviteteve që do të bashkërendoheshin me rastin e vizitës së Papës ishte dhe deputetja aktuale e Partisë Demokratike, Mesila Doda. E kontaktuar nga ResPublica, Mesila Doda nuk ka pranuar të komentojë akuzat e Partisë Demokratike për shpërdorim të fondeve nga qeveria në organizimin e ceremonisë së Papa Françeskut. “Nuk jam e interesuar të flas për këtë çështje”- ka thënë Doda për ResPublica.

 

l.m

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>E pra krisma nuk ka patur, thote ResPublica.&nbsp;</p><p>Po te kishte rene shi aman, rritja do ishte aq e madhe sa edhe vjedhjen do ja kishim toleruar Vilajetit, na thote Zaloshnja te tema tjeter.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.