Bushati: “Vizita në Serbi do të kryhet. Të hapur për të bashkëpunuar me palën serbe për të sqaruar incidentin, përfshirë edhe pretendimet për vëllain e kryeministrit”

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për BBC-në, në të cilën ka shpjeguar edhe raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Matthew Amroliwala: Një gazetar vendas i përshkroi ngjarjet e ndeshjes midis Serbisë dhe Shqipërisë si një marifet të vogël e të pavlerë që shpërtheu fuqishëm. A janë ende të ndjeshme pasojat e këtij shpërthimi sipas jush?
Ditmir Bushati: Ne jemi më se të vendosur për të hapur një kapitull të ri në rajon dhe në marrëdhëniet me Serbinë. Si qeveri i kemi dënuar provokimet, dhunën dhe ngjarjet që shoqëruan ndeshjen e futbollit, para, gjatë dhe pas saj. Ato ishin ngjarje shumë të pakëndshme dhe ne u kemi bërë gjithashtu thirrje autoriteteve serbe të bëjnë të njëjtën gjë.
Matthew Amroliwala: Kjo është një rikujtesë e burimit të tensioneve mes dy vendeve. A keni qenë në gjendje të gjeni se kush në të vërtetë ishte përgjegjës për këtë ngjarje?
Ditmir Bushati: Unë besoj se, sipas rregullave, është vendi pritës, në këtë rast Serbia, i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe ne jemi më se të gatshëm të punojmë së bashku…
Matthew Amroliwala: Besoj se jeni në dijeni se ka pasur raportime për përfshirjen e vëllait të Kryeministrit në këtë ngjarje. A është përjashtuar kjo hipotezë?
Ditmir Bushati: Këto kanë qenë vetëm spekulime të mediave, të cilat shpresojmë të mos jenë ushqyer nga zyrtarët serbë, pra të kenë qenë thjesht spekulime. Ne jemi më se të hapur të bashkëpunojmë me autoritetet serbe, në qoftë se ka tregues në lidhje me ...
Matthew Amroliwala: Sa i përket tensioneve me Serbinë, përmenda në fillim se vizita e Kryeministrit shqiptar duhej në Serbi, një vizitë që ka munguar prej 68 vitesh, u desh të shtyhej për javën që vjen. A do të kryhet kjo vizitë apo ka ende dyshime për këtë?
Ditmir Bushati: Ne jemi shumë të vendosur që ta kryejmë këtë vizitë, edhe pas incidenteve të Beogradit. Ka pasur një telefonatë mes dy Kryeministrave gjatë të cilës ka pasur një mosmarrëveshje mbi ngjarjet që shoqëruan ndeshjen, por nga ana tjetër ka pasur marrëveshje sa i takon kryerjes së kësaj vizite, e cila do të zhvillohet javës që vjen.
Matthew Amroliwala: Pra vizita do të kryhet? Nuk ka dyshime për këtë?
Ditmir Bushati: Vizita do të kryhet. Shqipëria dhe Serbia janë dy vende kyçe të Ballkanit Perëndimor dhe ne kemi kuptuar, sidomos pas procesit të Berlinit, Konferencës së Berlinit që u zhvillua në gusht të këtij viti, se ekzistojnë shumë ngjashmëri mes nesh, pavarësisht dallimeve.
Matthew Amroliwala: Pavarësisht dallimeve, si Serbia ashtu edhe Shqipëria synojnë të bashkohen me BE-në. A mendoni se ky incident, me tensione të tilla të hapura që u shfaqën qartë në të gjithë botën, mund të dëmtojë aspiratat e të dy palëve për t'u bashkuar me BE-në?
Ditmir Bushati: Kjo është e vërtetë, dhe në qoftë se mund të shtoj disa doza cinizmi, do të thoja se vetëm WEFA mori ë00.000 euro nga kjo mosmarrëveshje ndërmjet ekipeve tona kombëtare. Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, ky është një mësim i mirë për të dyja vendet, që ata të punojnë së bashku për të zvogëluar dallimet, për projekte konkrete dhe për të avancuar në rrugën e integrimit drejt BE-së.
Matthew Amroliwala: A e keni fjalën për "Shqipërinë e madhe", kur flisni për zvogëlimin e dallimeve?
Ditmir Bushati: Kur unë flas për zvogëlimin e dallimeve, i referohem faktit se Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në BE, ashtu si Serbia. Shqipëria është një anëtare e NATO-s, dhe ajo gjithashtu ka përafruar plotësisht politikën e saj të jashtme, pozicionet dhe qëndrimet e saj me ato të BE-së dhe SHBA-së, sidomos në një kohë krize ndërkombëtare. Për fat të keq, me Serbinë nuk ndodh kështu.
Matthew Amroliwala: Nëse keni parë ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me tërë këtë diskutim për lëvizjen e lirë dhe atë që Kryeministri britanik Cameron ka folur; Nëse ju do t’i bashkoheni BE-së në vitin ë0ë0, do të jeni në gjendje të pranoni çdo kufizim mbi lëvizjen e lirë?
Ditmir Bushati: Unë mendoj se nuk ka pikëpyetje nëse Shqipëria apo Ballkani do t’i bashkohen BE-së, ka vetëm një pyetje, që lidhet më faktin se "kur" do të ndodhë. Kjo është shumë e rëndësishme.
Matthew Amroliwala: Por do të pranonit ju ndonjë përjashtim në lidhje me lëvizjen e lirë apo jo?
Ditmir Bushati: Praktika e raundeve të zgjerimit na ka mësuar se nevojitet vullneti i të dy palëve. Ky është një proces negociimi dhe ka disa kufizime të vendosura nga shtetet anëtare të BE-së, dhe ne e kemi parë këtë edhe në raundet e tjera të zgjerimit.
Comments
Dronin e porositi Olsi Rama
<p>Dronin e porositi Olsi Rama gjithashtu dhe komanden e mori ai ne dore nepermjet celularit.</p><p>Olsi Rama ta kete per nder qe beri ate veprim dinjitoz por duke fshehur autoresine kjo veper behet ordinere.</p>
Add new comment