Sherr në Bllok mes ish kreut të KLD-së Çefa dhe avokatit Pjetra. Historia e akuzës për trashëgiminë e Vehbi Velisë

Postuar në 03 Nëntor, 2014 07:44

Një konfrontim fizik mes ish nënkryetarit të KLD-së Elvis Çefa dhe avokatit Ndue Pjetra ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ish Bllokut në kryeqytet. Çefa dhe Pjetra kanë kallëzuar penalisht njëri- tjetrin në polici ndërkohë që shkaqet e konfliktit ende nuk janë të qarta. Por ka disa fakte: Pjetra është kreu i një grupi avokatësh që mbrojnë të bijën suedeze të biznesmenit të ndjerë Vehbi Velia, në një padi ndaj Çefës dhe gjyqtarëve të tjerë me akuzën e zvarritjes së ndarjes së pasurisë të Velisë. Pasuria në fjalë ndërkohë është tjetërsuar dhe ka ndërruar duar.

“Më sulmuan ai së bashku me dy persona të tjerë. Pati shtyrje, ndonjë grusht edhe mund ta ketë ngrënë se nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Unë mora policinë, erdhi policia dhe po e kërkojmë ta gjejmë personin tjetër. Ngjarja ndodhi te zyra e Shoqatës Anti-korrupsion. Kishte shtyrje. Ishin tre veta, janë në mes të kamerave të gjitha. Kallëzimin e kam bërë për shpërdorim detyre dhe po kërkonte të merrte hak për shkak të detyrës. E kam akuzuar për shpërdorim detyre për veprimet e kryera në KLD për të përvetësuar prona. Gjithë gjyqtarët i ka përdorur si vegla të tij”- u shpreh Pjetra. Ndërsa ish nënkryetari i KLD-së Çefa është shprehur për News24 se nuk dëshiron që të bëjë komente për njerëz që ai i cilëson ordinerë dhe që sipas tij kanë qëllime provokative.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.