Kryeministri i vendosur për reformat: “Nuk jemi zgjedhur që të mendojmë si do të rizgjidhemi pas 4 vitesh”. A mendon vallë kështu edhe aleati i tij?

Postuar në 03 Nëntor, 2014 10:41

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur sot për reformën në sistemin arsimor parauniversitar. Ai ka qenë bashkë me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, në një aktvitet zhvilluar në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse. Në këtë aktivite është lexuar edhe “raporti i inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend.  Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim”. Raporti sipas kryeministrit fakton gjendjen alarmante në sistemin arsimor parauniveristar, për të cilin siç tha ai, nevojitet revolucion. Ka interes edhe një lloj vendosmërie e z. Rama për reformat në vend, si ajo për enertgjinë, që kanë edhe kosto elektorale. “Nuk na ka zgjedhur kush që të mendojmë si do të rizgjidhemi lehtë pas 4 vitesh. Nuk jemi zgjedhur që nga halli se mos humbim vota prej këtyre reformave, nuk do të bëjmë reforma fare”, tha ai. Një deklararë me doza demagogjie, pasi përndryshe, ç’kuptim kanë reformat të cilat rrezikojnë të zhbëhen pas katër vitesh, në rast rotacioni. Dhe më tej akoma: në qeverisje është edhe LSI-ja, e cila të paktën zyrtarisht nuk është pjesë e programit të “Rilindjes”, por vetëm pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ndaj qasja e kryeministrit më shumë është iniciativë socialiste, pasi të flasësh se LSI-ja nuk po mendon se çfarë ndodh pas katër vjetësh, do të ishte e papritur, nisur nga përvoja e deritanishme.

s.z 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Eh mer eh, e dime qe ajo LSI-ja e poshter e ka fajin. LSI ka nja 20 njerez prane Metes qe merren me sondazhe dhe marrdhenie publike cdo dite, qe paguhen nga taksat tona. LSI ka dhe ate ministrin qe i jep vllait para per fushata publike dhe ate ministren qe ka burrin gazetar. Po po, te gjitha keto LSI-ja e poshter i ben.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.