Britania jashtë BE-së? Gjasat janë më të mundshme se kurrë, pas përplasjes Merkel-Kameron

“Më mirë ta shoh Mbretërinë e Bashkuar jashtë BE-së se sa të bëj kompromise mbi parimin e lëvizjes së lirë”. Kështu duket se paralajmëruar Kancelarja gjermane Angela Merkel homologun britanik Kameron, pas deklaratave të Londrës për kufizime të reja në lëvizjen e lirë. E përjavshmja gjermane ‘Der Spiegel’ citon burime brenda qeverisë gjermane sipas të cilave, paralajmërimi është bërë gjatë një takimi në prag të samitit të BE-së në Bruksel javen e kaluar. Sipas ‘Der Spiegel’, kjo është hera e parë që kancelarja e pranon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, është e mundur. Nga ana tjetër, ministri britanik i Financave George Osborne u përpoq të minimizonte efektet e ketij lajmi te cilin e përshkroi si spekullim. Megjithate ai kembënguli se në zgjidhjen e shqetësimeve publike mbi emigracionin, Londra zyrtare do te veproje ne baze te interesit kombëtar.
a.k
Add new comment