Shqiptarët kundër Platinisë edhe në Londër. Të dielën do të protestohet para selisë së UEFA-s

Një grup emigrantësh shqiptarë kanë protestuar sot në Londër kundër vendimit të UEFA-s që dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes në Beograd dhe 100 mijë euro gjobë.
Me pankarta në duar protestuesit kanë dënuar thirrjet raciste dhe dhunën e ushtuar ndaj lojtarëve të kombëtares më 14 tetor në Beograd. Nje tjetër proteste kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Dortmund të Gjermanisë.
Protesta u thirr në rrjetet sociale, duke bërë që qindra vetë të dalin në flamuj kombëtarë në qendër të qytetit.
Nje tjetër tubim është lajmëruar të zhvillohet te dielën përpara selisë së UEFA-s në Nion të Zvicrës.
l.m
Add new comment