PD denoncon korrupsionin me vizitën e Papës. Kryeministria: Kthehuni në Kuvend të flasim për problemet reale

Gerti Bogdani, deputet i PD ka denoncuar sot shkeljet me tenderin për dekorin e qytetit me rastin e vizitës se Papa Franceskut në Tiranë, duke akuzuar për tenderim të drejtpërdrejtë një kompani, që sipas tij ka një adresë me atë të vëllait të ministrit Erion Veliaj. Ai tha në ditët në vijim do të nxjerrim në dritë të tjera fakte mbi këtë makutëri të pashoqe, të pasurimit dhe abuzimit edhe me vizitën e Papa Franceskut.
Ndërkaq Kryeministria i është drejtuar me një apel sot opozitës, për të dalë “nga klubi i thashethemeve dhe për t’u kthyer në Kuvend, ku pritet krahëhapur për të diskutuar për problemet reale”. Kryeministria në një deklaratë të sajën sqaron se ndjek me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, dhe informon opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik.
L.V
Comments
Pergjigje shume e dobet e
Pergjigje shume e dobet e Kryeministrise. Me Papen jane bere abuzime te trasha e te turpshme.ky Gentian Skenderi , jo vetem qe merr fonde publike me tenderim te drejtperdrejte. Jo vetem qe eshte partner me Arber Veline, po qenka edhe i zgjedhuri i Partise Socialiste per te kandiduar per kryetar te AMA.
Add new comment