Parandalohet arratisja e vëllezërve Tafili nga burgu i Peqinit. Në pranga 5 punonjës të burgut dhe një 33-vjeçar nga Shkodra

Postuar në 01 Nëntor, 2014 13:49

Prokuroria e Elbasanit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve njoftuan se kanë parandaluar arratisjen e vëllezërve Tafili dhe të Fran Marashit e Gëzim Gurit nga burgu i Peqinit.

Sipas njoftimit ata do të ndihmoheshin nga persona brenda dhe jashtë burgut për të kryer arratisjen për të cilën kishin edhe një plan konkret.Hetimet çuan në arrestimin e 5 punonjësve të burgut të Peqinit dhe një shtetasi nga Shkodra, të cilët  nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që të dënuarit të tentonin arratisjen nga burgu.

33-vjeçari nga Shkodra, Jetmir Guzi dyshohet se është personi kryesor që do të ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.

6 të arrestuarit  akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave”,  dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vëllezërit Tafili dhe dy të dënuarit e tjerë u arratisën për disa ditë nga burgu i Drenovës në nëntor 2013, por u kapën pas një aksioni të policisë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.