Daçiç akuza Shqipërisë: Ka bllokuar Serbinë në programin e NATO-s

Postuar në 01 Nëntor, 2014 12:35

Serbia akuzon Shqipërinë se ka bllokuar nënshkrimin prej saj të Planit Veprues për Partneritet Individual në NATO, i quajtur IPAP. radios “Evropa e Lirë” citon: “Serbia me NATO-n është harmonizuar për programin IPAP. Kjo i ka kaluar të gjitha instancat dhe atëherë Shqipëria ka paraqitur vërejtje, gjegjësisht ajo na ka ndalur... Nuk mund të kërkohet nga Serbia që të jemi konstruktiv, dhe çka tash Shqipëria po aktron në kuptimin e NATO-s”, tha sot Daçiç, në konferencën e rregullt për shtyp në Beograd. Agjencia “Beta” e Beogradit raporton se  Daçiç ka theksuar: “Pas shumë vitesh kemi vendosur prerazi, e pastaj Shqipëria na ka bllokuar. Ky është tregues i papjekurisë politike dhe mungesës së kritereve të njëjta për të gjithë”. Ministri i jashtëm i Serbisë tha se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ishte e paraparë më 22 tetor, por është shtyrë për 10 nëntor, do të kaloj në “formën e paralajmëruar, e kjo do të thotë se qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi i tyre i mëtejshëm”.

 

L.V

 

http://www.evropaelire.org/content/news/26669675.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.