Vatikani pranon se “Cappella Sistina” ka pësuar një zbardhje sipërfaqësore

Postuar në 01 Nëntor, 2014 09:11

“Cappella sistina”, kryevepra e Mikelagelos ka pësuar disa dëme sipërfaqësore, por gjithsesi pa e cenuar aspak integritetin e veprës. Ato janë vënë re në vitin 2010, por nuk u bënë publike. Nga një vëzhgim nga afër, u pa se afresket kishin nisur të zbardheshin dhe kjo sipas një versioni të parë, si pasojë e ndotjes së ajrit nga numri i lartë i vizitorëve. Pluhuri i grumbulluar konsistonte në karbonat kalciumi dhe bikarbonat kalciumi, që besohet se janë krijuar aty në formë depozitash nga rritja e nivelit të dioksidit të karbonit dhe lagështisë, që kanë depërtuar suvanë. Kjo masë u lëviz dhe nuk ka shkaktuar dëme, edhe pse kjo masë sihte në sipërfaqe dhe nuk ishte përzier me bojërat.

http://news.yahoo.com/vatican-admits-sistine-chapel-frescoes-110925736.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.