Gjiknuri: Vjedhja e energjisë; pas biznesit, aksion ndaj konsumatorëve

Aksioni i OSHEE-së dhe policisë ndaj abuzuesve të energjisë elektrike ka filluar nga bizneset, për të vijuar më pas me familjarët. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se kjo është një betejë e qytetarëve të ndershëm dhe nuk do të ketë kthim prapa. Aksioni i së shtunës në Elbasan është përqendruar në zonën industriale pranë ish-kombinatit metalurgjik, ku po kontrollohen të gjitha bizneset dhe sipas ministrit Gjiknuri, vihet re një mospërputhje e faturës së energjisë elektrike me natyrën e biznesit në lidhje me konsumin. Ministri i Energjetikës ka shpjeguar me detaje dhe dënimin me burg për çdo abuzues. Ndërsa për konsumatorët debitorë, tha ai, nuk do të ketë ndëshkim me burg, ndërkohë që u kërkon atyre të nxitojnë të shlyejnë detyrimet.
L.V
Add new comment