Basha mesazh për Ramën: Votimet vijnë sërish

Postuar në 01 Nëntor, 2014 06:20

Në rrugën “Pasho Hysa” të Tiranës ku ka nisur rikonstruksioni, Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha Basha shprehu vendosmërinë e tij për t’i shërbyer qytetit dhe qytetarëve dhe për të përmirësuar sa më shumë jetën e tyre, pavarësisht bllokimit që sipas tij, qeveria i bën çdo ditë në punën e saj. Nga rruga Pasho Hysa,  kryebashkiaku ka përcjellë edhe një mesazh për qeverinë. “Që të ngjitesh është e vështirë. Të zbresësh është kollaj. Le ta mbajnë mend këtë, para se të vijë hera tjetër për votimet!” - theksoi Basha. Bashkia bëri me dije se me një investim prej 66.7 milionë lekë, ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Pasho Hysa”, me gjatësi 1208 metra linearë. Në këtë zonë nuk ishte investuar asnjëherë më parë.

 

L.V

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Por nuk i vjedh dot kete here.Nuk je me minister i Brendshem.Tani ke per te pare sa vota ke realisht ne Shqiperi.Do jete shume e dhimbshme per ty Lulushe.Nuk i kalon dot 20% te votave.</p>

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Edi Rama do bjere nga fiku para zgjedhjeve lokale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.