NATO e shqetësuar për manovrat ruse, në shtetet baltike e Poloni u stacionuan avionë shtesë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 08:46

Me shtimin e manovrave të fluturimit në kufi me hapësirën ajrore të NATO-s, Rusia tërheq vëmendjen e Aleancës. Zëdhënësi i "Supreme Headquarter of Allied Powers in Europe", Jay Janzen deklaroi që manovrat ruse kishin qenë rrezik potencial për fluturimet civile ajrore. Kjo sepse bombarduesit rusë dhe avionët luftarakë i kishin fikur transportuesit dhe nuk kishin vendosur kontakt me radio, për t'u identifikuar. “Deutsche Welle” shkruan se edhe NATO-ja e ka shtuar pas aneksimit të Krimesë të ashtuquajturin "Air Policing" në kufijtë lindorë të Aleancës. Në shtetet baltike dhe në Poloni u stacionuan avionë shtesë, midis tyre edhe katër avionë luftarakë gjermanë, të cilët këtë javë u angazhuan. Një shkelje rregullash nga avionët rusë në kuptimin e ngushtë të fjalës nuk është kryer. Kancelarja gjermane Angela Merkel u tregua e qetë të enjten dhe tha se nuk është e shqetësuar, që po ndodh "një shkelje e hapësirës ajrore".

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.