Ministrja Kodheli në Amerikë: Edhe Shqipëria rrezikohet nga ISIS

Postuar në 31 Tetor, 2014 11:51

Shqipëria rrezikohet nga ISIS. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë për Zërin e Amerikës pranoi se rreziku që vjen nga terrorizmi ka vënë në gatishmëri edhe Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s. Kodheli sqaroi se Shqipëria po bën gjithçka për të siguruar qytetarët e saj. “Shqipëria është një vend i NATO-s, dhe të gjitha kufijtë e NATO-s janë të rrezikuar. Ballkani Perëndimor fatkeqësisht është një vend që ka prodhuar ushtarë që shkojnë gjetiu për të luftuar pa ditur se për kë po e bëjnë. Nuk mund të bëhet diçka e tillë në emër të religjionit, nuk mund të ketë masakra për qëllime të tilla. Po punojmë çdo ditë për ta pasur në kontroll sigurinë e qytetarëve tanë. Do bashkëpunojmë me aleatët që kostot e përgjegjësisë ndaj kësaj organizate të jenë sa më të vogla, në jetë ashtu edhe në kosto monetare”, tha Kodheli. Më tej, ajo shtoi se Shqipëria ka nisur nga modernizimi i Forcave të Armatosura dhe se pikërisht modernizimi është në krye të prioriteteve, me qëllim që FA-të shqiptarë të jenë pjesë e operacioneve të përbashkëta me aleatët.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.