“Washington Post”: Në Siri hyjnë rregullisht 1000 luftëtarë çdo muaj që i bashkohen ISIS

Postuar në 31 Tetor, 2014 07:03

Në Siri dhe Irak, numri i luftëtarëve të Shtetit Islamik po shtohet në mënyrë përpjesëtimore çdo muaj. Rekrutimet kanë vazhduar pavarësisht fushatës së sulmeve ajrore të aleatëve perëndimorë e arabë, si dhe atyre tokësore të kurdëve e Irakut. Gazeta e njohur amerikane “Washingon Post” shkruan se çdo muaj, në Siri hyjnë rregullisht një mijë luftëtarë të huaj dhe kjo shifër nuk është pakësuar, edhe pse janë shtuar sulmet ndaj ekstremistëve. Media prestigjioze citon burime nga shërbimet inteligjente amerikane për luftën kundër terrorizmit. Besohet se rreth 16 mijë xhihadistë të huaj, një pjesë e të cilëve janë edhe nga vendet perëndimore, luftojnë në konfliktin më të madh të këtij rajoni, siç e cilëson “Washingon Post”. Pasi hyjnë në Siri, këta persona, trajnohen në kampet ushtarake të ngritura nga ISIS, në qytetet që kanën nën kontroll, të tillë si Raqah, ku ndodhet edhe qendra e tyre. Aty, ata furnizohen edhe me armatime. Ndërsa si burim kryesor i të ardhurave mbetet shitja kontrabandë e naftës, kryesisht në Turqi.

 

 

L.V

 

http://www.washingtonpost.com/world/national-security/airstrikes-against-the-islamic-state-have-not-affected-flow-of-foreign-fighters-to-syria/2014/10/30/aa1f124a-603e-11e4-91f7-5d89b5e8c251_story.html?hpid=z1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.