Isa Mustafa paralajmëron rishikimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike në Kosovë

Postuar në 31 Tetor, 2014 12:33

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar nisjen e konsultimeve përbrenda partisë së tij dhe koalicionit pas zgjedhor në lidhje me tejkalimin e krizës politike rreth formimit të institucioneve të reja. Gazeta “Tribuna” shkruan se çështje kryesore e konsultimeve, pritet të jetë marrëveshja që ai kishte lidhur më 10 qershor me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të partisë Nisma, Fatmir Limaj. Sipas kësaj marrëveshje, LDK merrte postin e kryetarit të Kuvendit, kurse AAK atë të kryeministrit. Mirëpo, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, posti i kryetarit të Kuvendit ishte interpretuar se mund t'i takojë vetëm Partisë Demokratike të Kosovës si fituese e zgjedhjeve. Sipas gazetës “Tribuna” tani Mustafa po kërkon mendimin e partisë për rishikimin e marrëveshjes. Rishikimi eventual i marrëveshjes, mund të prek sidomos ndarjen e posteve ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj,i kandiduari i bllokut për postin e kryeministrit.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=87932

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.