Borxhet e Beogradit bëhen shkak që Moska të ndërpresë pjesërisht furnizimin me gaz të Serbisë

Postuar në 31 Tetor, 2014 13:11

Presidenti Putin vendosi të ndërpresë livrimin e gazit për Serbinë në masën 28%, sipas tv serb B92 që citon të përditshmen “Danas”. Putini mori këtë vendim pasi ishte i pakënaqur nga vizita e tij e fundit në Beograd, kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç refuzoi të nënshkruajë një protokoll mbi pagimin e borxhit të Serbisë ndaj Rusisë mbi gazin deri në Mars të vitit 2015, që kap afërsisht shumën e 200 milionë dollarëve. Sipas të njëjtit burim, Vuçiç refuzoi të nënshkruajë një garanci që Serbia do të paguajë borxhin deri në Mars, ndërkohë që argumentimi i tij mbi këtë çështje ishte se “kërkesa e Putinit ishte e papërshtatshme dhe e padrejtë, duke pasur parasysh faktin se Rusia është duke nxjerrë shumë përfitime në Serbi nëpërmjet kompanisë NIS - Industria Serbe e Naftës”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.