Kuvendi hap procedurat për dy anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në një njoftim të publikuar edhe në faqen zyrtare në internet thuhet se “kërkesa e nënshkruar nga kandidati për paraqitjen e kandidaturës, duhet të paraqitet zyrtarisht pranë sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë, brenda datës 10.11.2014, e shoqëruar me dokumentacionin përkatës: CV, fotokopje të librezës së punës, diplomë universitare dhe pasuniversitare, dëshmi penaliteti, si dhe referenca të tjera që provojnë përmbushjen e kritereve ligjore. Në vendimin e miratuar nga Parlamenti në seancën e të enjtes thuhet se në datën 10 nëntor kur të mbyllet edhe afati për aplikuesit, lista e plotë do ti bëhet e ditur deputetëve. Në fund thuhet se jo më pak se 28 deputetë kanë të drejtë të zgjedhin një kandidat që nuk është në listën e aplikuesve për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.
L.V
Add new comment