Në Shqipëri do vendoset Selia së Sekretariatit të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Në Bratislavë u zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Gjatë takimit diskutimet u përqendruan në tre tematika: Shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe transparenca si dhe bashkëpunimi rajonal. Në fjalën e tij Bushati theksoi se, “riorganizimi i Komisionit të ri që vendos Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit në krye të drejtimit dhe koordinimit të Politikës së Jashtme dhe Zgjerimit si dhe Paketa e Zgjerimit 2014, kanë rritur fokusin mbi zgjerimin si një projekt gjeostrategjik politik”. Në përfundim të takimit, vendet anëtare të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor mirëpritën vendimin për vendosjen e selisë së Sekretariatit të Fondit të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Kjo është hera e parë që në Shqipëri vendoset selia e një organizate rajonale.
L.V
Comments
Ky lajm u mungonte

Ky lajm u mungonte shqiptareve!

Tashme jemi toka ku Ballkani Perendimor ka sekretariatin e Tij!

"...Kjo është hera e parë që në Shqipëri vendoset selia e një organizate rajonale." lexojme si lajm,

nga ata qe ndodhen ne ate delegacion. Sigurisht qe e kane inatin me Opoziten, jo me shqiptaret.

Se shqiptaret e dine se Shqiperia prej kohesh eshte Qender e Botes per Bektashizmin. E cfare eshte se

u beme edhe e rajonit per Fondin...?!

Por cfare eshte ky Fond, per kete nuk na thate. Kush i krijon, kush i paguan keto fonde,

cfare perfitohet prej tyre, pervec asaj qe Qendren e Paskemi mu ne mes te Tiranes...!

Add new comment