Hyn në fuqi Plani i ndihmës shtetërore për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja “start up”. Krijimi i Fondit ende si projektvendim

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë: “Plani i ndihmës shtetërore “për krijimin e fondit në mbështetje të sipërmarrjeve të reja “start-up””, që parashikon ndihmë financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndihma vjen në formë granti dhe ka si kufi shumën totale prej 25 000 000 lekësh. “Ndihma për një ndërmarrje do të jepet për mbulimin e 70 % të kostove të pranuara, por nuk do të kalojë shumën 300 000 lekë.”, thuhet në vendim, i cili në Fletoren Zyrtare zbulon se ka si bazë ligjore “Projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Fondit në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-up””, i iniciuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”. Pra plani është gati, por fondi ende nuk ka hyrë në fuqi, ndonëse i paraprin vetë planit.
s.z
Add new comment