Foto të papublikuara nga pushkatimi i Çe Guevarës në Bolivi

Postuar në 30 Tetor, 2014 09:47

47 vjet pas pushkatimit të Ernesto Çe Guevarës në Bolivi, dalin në dritë foto të papublikuara të vdekjes së tij. Fotot mbaheshin  të fshehura nga Emanuel  Artega, nipi i një prifti katolik që shërbeu për 11 vjet me mision në Bolivi.

Fotot e ekzekutimit të Çe Guevarës ishin shkrepur nga gazetari i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), Mark Huten, i cili në pamundësi për t’i nxjerrë nga Bolivia ia kishte dhënë misionarit katolik Luis Kartero.

Ky i fundit pasi i mbajti për vite me radhë të fshehura arriti që vite më vonë t’ia japë nipit të tij, Emanuel Artega që jeton në Saragosë të Spanjës.

Janë gjithsej 8 foto, njëra prej të cilave tregon momentin kur Çe Guevara shtrihet i vdekur pas ekzekutimit. Cilësia e fotove tregon se shkrepja e tyre dhe dhe stampimi bardh e zi u bë në shpejtësi për t’ia dorëzuar sa më shpejt priftit katolik.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.