Një pagesë e papërligjur për shërbimin paliativ. Ministria reagon për rastin

Një qytetar ka raportuar pranë “ResPublica” një rast nga i cili rezultonte se është paguar pranë qendrës së Shërbimit Paliativ, për shërbimin e kërkuar për një të sëmurë terminal. Mandat arkëtimi, cilëson se pagesa bëhet për “kontribut”, kurse verbalisht personi është sqaruar se bëhet fjalë për shpenzime administrative. “ResPublica” e referoi rastin në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila në përgjigjen e vet e trajtoi atë si korruptiv dhe është shprehur se ka nisur hetimet. Madje kërkoi ballafaqim me personin. Ligji në fuqi është diskutuar në mbledhjen e muajit korrik të këtij viti dhe në nenin 24 dhe 25, parashikon mbulimin e financimit për këta pacientë me fondet e buxhetit të shtetit.
s.z
Add new comment