Suedi, dekretohet njohja e shtetit të Palestinës

Postuar në 30 Tetor, 2014 03:28

Shefja suedeze e diplomacisë, Margot Wallstrom, njoftoi sot se qeveria e saj njeh nëpërmjet një dekreti shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë perëndimor i BE-së që merr një vendim të tillë. “Sot qeveria merr vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Është një hap i rëndësishëm që konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje. Qeveria konsideron se kriteret e së drejtës ndërkombëtare për një njohje të shtetit palestinez janë përmbushur. Një territor me kufij fiks, një popullsi dhe një qeveri”, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme në një shkrim të publikuar në të përditshmen “Dagens Nyheter”. Deri tani, të paktën 112 shtete kanë njohur shtetin e Palestinës. Sipas Autoritetit Palestinez, duhet të janë 134, ku shtatë janë anëtarë të Bashkimit Evropian që e kanë njohur para se të bësheshin pjesë e BE-së, këto janë Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Malta dhe Qiproja.

 

L.V

 

http://www.dn.se/debatt/darfor-erkanner-sverige-i-dag-staten-palestina/

Comments

Submitted by Endri UK (not verified) on

<p>Po jo mor shok se nuk eshte i pari. Shiko p.sh. Mbreterine e Bashkuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.