49 të arrestuar në ditën e parë të aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë

Në ditën e parë të aksionit për ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme të energjisë që furnizonin në mënyrë ilegale biznese dhe subjekte tregëtare, policia njoftoi arrestimin e 49 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve.
21 nga të arrestuartit i përkasin qarkut të Tiranës, ndërsa të ndaluarit e tjerë janë nga qarqet, Tiranë, Lezhë, Durrës, Kukës, Berat, Korçë, Elbasan, Shkodër, Dibër, Vlorë e Gjirokastër.
Policia ka kryer edhe ndalimin e një faturisti të OSHEE-se në Tiranë si dhe të një inxhinieri dhe një elektriçisti në Fier.
Kreu i Operatorit të Shpërndarjes Arben Seferi tha se operacioni nuk do të prekë konsumatorët familjarë që janë debitorë, por ato subjekte dhe individë që kanë abuzuar me energjinë për qëllime përfitimi.
Por policia në njoftimin për shtyp thotë se do të vijojë me vendosmëri masat e marra për të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, apo duke mos paguar për konsumin që kryejnë, qofshin këto biznese, individë apo punonjës të institucioneve dhe të vetë OSHEE.
l.m
Add new comment