Rreth 1000 nazistë u përdorën nga CIA dhe FBI. Mes tyre, ndihmësi i Eichman dhe Aleksandras Lileikis, përgjegjës për vrasjen e 60 000 hebrejve

Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë përdorur rreth 1000 ish-nazistë si agjentë apo informatorë gjatë Luftës së Ftohtë. Edhe pse çështja ka kohë që qarkullon, ajo konfirmohet nga publikimi i dokumenteve dhe nga disa intervista. Një ndër agjentët e përdorur nga CIA ka qenë edhe Otto von Bolschwing, ndihmësi më i ngushtë i Adolf Eichman, arkitekti i Zgjidhjes Finale për hebrejtë. Inetersant është qëndrimi i djalit të tij, Gus von Bolschwing, i cili siç citon “New York Times” thotë se “Kjo nuk duhet të ndodhte. Ai kurrë nuk duhet të ishte pranuar në SHBA. Nuk përputhej me vlerat e vendit tonë”. Raportimi i “NYT” flet edhe për frikën e shkaktuar kur izraelitët arrestuan Eichman dhe rolin e CIA-s dhe FBI-së në mbrojtjen e agjentëve. Me këtë rast shënohet se si ish-drejtori i CIA-s, Alen Dulles, ashtu edhe kolegu i tij në FBI, Edgar J. Hoover, kanë qenë dakord për përdorimin e nazistëve, si asete në luftën kundër komunizmit. Çështja mund të rezultojë e sikletshme, sepse të paktën në një rast të bërë publik, atë të lituanezit Aleksandras Lileikis, thuhet se agjencia amerikane e dinte se ai ishte i implikuar në vrasjen e 60 000 hebrejve. E megjithatë e mori në bashkëpunim. Madje “NYT” thekson se në disa raste Hoover i ka hedhur poshtë akuzat ndaj këtyre agjentëve, duke i cilësuar ato si propagandë sovjetike.
http://www.nytimes.com/2014/10/27/us/in-cold-war-us-spy-agencies-used-10...
s.z
Add new comment