Komisioni i Ligjeve rrëzon dy kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë. “Nuk u konsultua me Kuvendin”

Dy kandidaturat e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi dhe Elona Stavri, janë rrëzuar sot nga Komisioni parlamentar i Ligjeve, ndërsa Spartak Braho i LSI-së ka votuar pro një kandidati. Braho është shprehur se po rrëzohen figura shumë të mira. “Nuk kam arsye të votoj kundër Sokol Ngresit”, ka shtuar ai, “kemi rënë në kurthin e presidentit. Presidenti propozon ne rrëzojmë”. Nga ana e tij, deputeti i PS-së, Blendi Klosi duke iu drejtuar kandidatit Sokol Ngresi tha se ai është zgjedhur në një proces të korruptuar. Ndërsa Elona Stavri pohoi se “duhet kontributi i të gjithëve për imazh të mirë. Ka pasur probleme me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. Ajo që perceptohet vjen si shkak i paaftësisë së sistemit”.
a.k
Add new comment