Kujtohet Festa Kombëtare e Greqisë në Këlcyrë, tensione me Aleancën Kuqezi dhe Vetëvendosjen

Postuar në 28 Tetor, 2014 04:50

Dita e Festës Kombëtare e Greqisë, që përkon me refuzimin e qeverisë greke ndaj ultimatumit italian në vitin 1940, është nderuar sot paradite në Këlcyrë. Përfaqësues të politikës greke, të shoqëruar nga Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo, kanë përkujtuar ushtarët grekë të vrarë në territorin shqiptarë gjatë luftës italo-greke. Por gjatë këtij përkujtimi ka pasur edhe tensione, pas pranisë së përfaqësuesve të Aleancës Kuqezi dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ata kanë kërkuar që të pengojnë pjesmarrësit në këtë ceremoni, ndërsa mbanin flamuj kombëtarë në duar. Tensionet janë shmangur pas ndërhyrjes së policisë.

Dule, i pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ka thënë se ato janë shumë të mira, dhe se duhet të shmangen nacionalizmat. Sipas Dules, “sot nderojmë ata që bënë qëndresë ndaj pushtimit”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.