Didi, urdhër policisë: Monitoroni ecurinë e procedimeve penale në prokurori e gjykata

Nuk mjafton vetëm procedimi penal. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi urdhëron drejtoritë e policisë në qarqe dhe në nivel komisariati që të gjithë punonjësit e policisë që referojnë procedime penale në prokurori, të monitorojnë ecurinë e procedimin si në prokurori dhe në gjykata. Kjo bëhet me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë, si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve.Sipas urdhrit 478 të Drejtorit të Përgjithshëm, policia duhet të mbledhë informacion për:
1. Procedimet penale të filluara nga strukturat e policisë, për të cilat Prokuroria ka vendosur mos fillimin, pezullimin ose pushimin e çështjes.
2. Procedimet penale në fushën e krimeve të hapura, për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve në procedim, dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi.
3. Procedimet penale në fushën e krimit te organizuar, krimeve financiare dhe krimeve të rënda për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi. Informacioni kërkohet për të gjitha procedimet e referuara që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim.
a.k
Add new comment