Klima/ Samiti i BE vendos të reduktojë 40% gazrave të dëmshëm deri në 2030

Postuar në 26 Tetor, 2014 00:17

Reduktim me 40% gazrave të dëmshëm deri në 2030. Kjo ishte rezultantja në Samitin e BE-së që përfundoi pas një mbledhje 10 orëshe. Diplomatët evropianë të cilët mund të dëgjonin diskutimet raportuan se, pas vullnetit të disa mbështetësve, debati i gjatë për qëllimet e mbrojtjes së klimës mori fund dhe i tregoi opinionit publik evropian aftësinë për të vepruar. “Deutsche Welle” raporton se pas mbledhjes maratonë u arrit një kompromis kompleks. Elementet thelbësorë të përmbledhura nga Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i cili mund të përfundojë mandatin e tij me një vendim historik: reduktim me 40% gazrave të dëmshëm deri në 2030, 27 % energji e rinovueshme dhe 27 % eficencë energjie më e lartë. "Kjo nuk ishte e thjeshtë", tha Van Rompuy "por ky është një përfundim ambicioz."

 

L.V

 

http://www.dw.de/koment-europa-rajon-shembull-p%C3%ABr-mbrojtjen-e-klim%C3%ABs/a-18020391

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.