Kurdët dhe Ushtria e Lirë Siriane, marrëveshje kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik

Sipas “Zërit të Amerikës”, Presidenti i Turqisë është shprehur se kurdët sirianë dhe luftëtarë e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë bashkuar forcat për të mbrojtur qytetin kufitar të Kobanit nga ekstremistët e Shtetit Islamik. Recep Tayyip Erdogan, i cili ka rënë dakord të lejojë rebelët sirianë të përdorin vendin e tij si rrugë transiti për në Kobani, njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për këtë çështje. “Partia Bashkimi Demokratik ka thënë se ka pranuar kalimin e 1300 njerëzve nga Ushtria e Lirë Siriane dhe tani ekipet tona janë duke biseduar mbi rrugët që duhet të përdoren për kalimin e tyre”. Megjithatë, “Reuters” njofton se një udhëheqës i një partie të madhe të kurdëve të Sirisë thotë se nuk është arritur një marrëveshje e tillë. Por “Zërit të Amerikës” raporton se Turqia ende nuk është angazhuar ushtarakisht në Siri, dhe nuk është bashkuar me sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/islamic-state-turkey-erdogan-kobani-...
Add new comment