Trafikimi i femrave; rriten denoncimet në bazë të një aplikimi teknologjik

Postuar në 25 Tetor, 2014 14:33

Teknologia në ndihmë të femrave të trafikuara. Në Shqipëri po shtohet ndërgjegjësimi për të denoncuar trafikimin e qenieve njerëzore. “Zëri i Amerikës” thotë se organizatat World Vision, USAID dhe NetHope kanë ofruar së bashku një aplikacion kompjuterik që qytetarët të denoncojnë sa më shpejt rastet e dyshuara për trafikimin e vajzave. Nga çelja e aplikimit “Raporto! Shpëto!” për telefonat smart androidë janë kryer mbi një mijë shkarkime të tij falas nga Google Play Store. Ekspertët pohojnë se gjatë këtij viti janë mbi 40 gra e vajza, raste të reja dhe të përsëritura, që kanë marrë ndihmë në institucionet e shërbimit social. Tani viktimat po mbrohen më mirë dhe trafikanët po denoncohen dhe po dënohen më shumë. “Zëri i Amerikës”  bën me dije se trafikimi i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi nga Shqipëria drejt vendeve të tjera ka shënuar rënie të ndjeshme, por vëzhguesit mendojnë se problem serioz mbetet trafikimi i njerëzve brenda vendit.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/trafikimi-denoncimi-world-vision/249...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.