Kreu i OSHEE-së deklaron se janë 600 mijë lidhje të paligjshme. Debat i nxehtë për përfshirjen e policisë si dhe për rritjen e masës së gjobave

Postuar në 27 Tetor, 2014 17:06

Ka qenë i nxehtë debati për energjinë elektrike sot në emisionin “Opinion” ku është folur sidomos për natyrën e aksionit që qeveria ka ndërmend të marrë për ndaljen e vjedhjes dhe humbjeve. Çështja që është shtruar ka qenë ajo që lidhet me karakterin policor që po i jepet aksionit në fjalë, i cili është krahasuar me Lazaratin. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ka folur për krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore mes Policisë dhe përfaqësuesve të OSHEE-së si dhje ekspertëve kriminalistë, në përmbushje të këtij objektivi politik, por i cili vjen në përputhje me dispozitat e Kodit Penal. Termi grup hetimor i përbashkët, duket se ka qenë një përkufizimm disi i pasaktë, pasi një nga të ftuarit, Fatos Lubonja, ka pyetur se mbi bazë të cilit ligj ngrihet ky grup? Çipa ka sqaruar paraprakisht se mes OSHEE-së dhe Policisë ka një marrëveshje, mirëpo ky pohim sikur i jep të drejtë pretendimeve të opozitës. Kreu i OSHEE-së, Arben Seferi ka ndërhyrë për të sqaruar se policia thjesht asiston OSHEE-në në mënyrë që të mos ketë incidente. Çështja ka detyruar ministirn e Brendshëm Sajmir Tahiri, që të bëhet i pranishëm në emision përmes një telefonate, ku ka shpjeguar se policia do të zbatojë ligjin. Kur vjen puna te diskutimi teknik, Seferi dhe zv. Ministri i Transporteve, Ylli Manjani, kanë deklaruar se aktualisht ka 600 mijë lidhje të paligjshme. Shifër që nëse është e vërtetë, dëshmon se askush nuk e ka bërë detyrën e vet, pasi siç u pohua në studio, Kodi Penal, që në vitin 2009, parashikonte masë burigimi për ata që vidhnin energjinë. Ish-zv. Ministri i Financave, Florion Mima ka deklaruar se janë prishur 125 mijë matësa, qëkurse qeveria e re shpalli afrofenë, për të shtuar se pa dixhitalizmin e tyre dhe përdorimin e teknologjisë së re, asgjë nuk ka për t’u zgjidhur. Debati është zgjeruar dhe ka përfunduar edhe në përballje personale mes Fatos Lubonjës dhe Andrea Stefanit kur është folur për rritjen e masës së sanksioneve që qeveria po vendos thuajse në çdo drejtim. P.sh Lubonja ka nënvizuar se vendosja e gjobave 200 mijë për shkekljen e semaforit është absurditet, kurse për Stefanin është sundim i ligjit. Kaq ka mjaftuar që mes të dy gazetarëve të shpërthejë polemika, e cila duhet thënë se është shtrirë si gumëzhimë e përgjithshme, për faktin se edhe sanksionet ekzistuese, nëse zbatohen rigorozisht, me siguri çojnë në ulje të shkeljeve.  Ajo çfarë vlen të theksohet në planin politik është se duke parë qëndrimin e Manjanit, në këtë aksion PS-ja ka me vete edhe LSI-në dhe kjo është e rëndësishme. Nga ana tjetër, një pjesë e opinionit nuk e miraton këtë frymë, ndërkohë që çështja e rrit temepraturën derisa të sqarohet sesi do të operohet me çmimin e energjisë. Pasi siç tha Stefani, por edhe Seferi, ende nuk ka një ndryshim.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.