Serbët duan pikë me Shqipërinë, do kërkojnë riluajtjen e ndeshjes në Apel

Postuar në 27 Tetor, 2014 15:15

Pas vendimit që padyshim e meritonin shumë më të ashpër, autoritetet e futbollit të Serbisë mendojnë se nuk kishte pse të dilnin pa pikë nga ndeshja me Shqipërinë (i fituan, por ua hoqën si dënim). Kështu, ata kanë kërkuar që loja të riluhet, duke shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të UEFA-s. "Ne duhet të kërkojmë zhvillimin e ndeshjes së re në fushë neutrale, pa shikues dhe të dëshmojmë se jemi të interesuar të luajmë futboll”, u shpreh për mediat serbe, nënkryetari i federatës së futbollit, Goran Milanoviç. "Kjo ka të bëjë edhe me ndeshjen e dytë, atë të kthimit. Nuk është normale që në Shqipëri të luhet para tribunave të mbushura. Të dy ndeshjet duhet të luhen pa shikues”, shtoi ai.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po perse edhe ndeshja e dyte pa shikues? Dashamiresit shqiptare te futbollit nuk kane treguar asnjehere kafsheri, si ajo qe treguan serbet, ne ndonje ndeshje nderkombetare. Eshte e vertete qe ndonjehere Kuksi eshte zene me Vloren, por kjo s&#39;ka te beje fare me ceshtjen qe diskutohet. Serbet le te vijne te luajne ne Shqiperi dhe do te marrin nje mesim qytetarie dhe po desh Zoti le te hane edhe nje dru, ne futboll, e kam fjalen. Pastaj per kompensim le te leshojne ndonje dron me banderollen &quot;Kosova eshte Serbi&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.