Nëse nuk ka marrëveshje politike mes kampeve, Kosova në zgjedhje të reja, thotë Presidenca

Postuar në 27 Tetor, 2014 12:56

Nuk duket të ketë dritë në fund të tunelit të ngërçit politik në Prishtinë. Në këtë mënyrë,

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mund të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do arrijnë një marrëveshje për situatën e krijuar. Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, pohon se në rast se dy kampet nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë kjo lë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “E ritheksojmë se nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë”, ka thënë ai.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.