Shtylla dhe Kosta, dy kandidatët e PS-së për anëtarë të KLD-së pas shkarkimit të Lelçajt e Çefës

Postuar në 27 Tetor, 2014 10:04

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, deputetët socialistë ranë dakord që dy vendet vakant për anëtarë të KLD-së t’i plotësojnë me juristë të njohur. PS miratoi kandidaturat e Vangjel Kostës dhe Albana Shtyllës, pas shkarkimit nga Kuvendi të dy anëtarëve Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Shtylla do të jetë e vetmja femër anëtare e KLD. Ajo ka punuar për rreth 20 vjet në shërbimin civil, nga të cilat 8 vjet në kohën e PD si drejtore juridike e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe është promovuar në këtë periudhë si drejtore në Kodifikim të Ministrisë së Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ajo ka qenë edhe anëtare e KQZ-së, por dha dorëheqjen. Vangjel Kosta ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë në vitet 1993 – 2000 (emeruar kur Sali Berisha ishte president). Ai është propozuar nga Bamir Topi për në Gykatën Kushtetuese, por dekreti është rrëzuar nga PD. Punon prej 14 vjetësh me Zyrën e Shërbimit Ligjor FALAS, është bashkëpuntor me disa projekte të USAID, BE e OSBE etj.

Dy kandidaturat e PS-së pritet të miratohen në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do të votohen në parlament.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.