Fyle i shkruan Tahirit: Operacioni antidrogë i suksesshëm. Vullnet politik për reformat, mbështetje nga KE

Postuar në 29 Tetor, 2014 03:51

Stefan Fyle, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku vlerëson punën për operacionet e fundit anti kanabis. Duke vlerësuar angazhimin personal dhe institucional të Ministrit Tahiri, komisioneri thekson se operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Fyle shkruan në letrën e tij se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.