Basha: Menaxhimi i mbetjeve, 650 mijë dollarë kreditim për të realizuar projektin

Postuar në 29 Tetor, 2014 04:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një tryeze për menaxhimin e integruar të mbetjeve theksoi se nevojiten 650 mijë dollarë kreditim për realizimin e projektit për mbetjet. Basha bëri të ditur se nuk duhet bërë politikë me trajtimin e plehrave, teksa evidentoi problemin se kontenierët në qytet janë të zbuluar, ndërsa landfilli po mbushet.  Kreu i bashkisë së Tiranës bëri të ditur se për realizimin e projektit për mbetjet në kryeqytet nevojitet vullnet politik. “Më parë mblidhej tarifa vetëm 15 % sot mblidhet 85 %. Kërkohet vullnet politik që projekti të zbatohet. Firma për projektin nuk kërkon para nga qeveria” tha Basha gjatë tryezës.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.