Ligj i ri për policinë në Turqi. Opozita: Shtet policor, ligji mund të përdoret kundër kritikëve të qeverisë

Prej javësh në Turqi flitet për reforma në sistemin e sigurisë, madje Kryeministri Ahmet Davutoglu flet për "reforma revolucionare". “Deutsche Welle” raporton se Qeveria në Ankara po planifikon një reformë për ligjin e sigurisë në Turqi ndërkohë që kryeministri Davutoglu thotë se gjithçka është “sipas standarteve të BE”. “Ato do të mbrojnë liritë e individit dhe sigurinë e brendshme të shtetit. Kur dikush mban në dorë një bombë koktejl Molotov, atëhere mbaron e drejta për të protestuar dhe fillon dhuna”, paralajmëroi Kryeministri. Ndërkohë kritikët i tremben krijimit të një shteti policor. "AKP do të kthejë Turqinë në një burg të hapur", thotë Kemal Kilicdaroglu, kryetar i partisë më të madhe opozitare CHP. Dhe në një njoftim për shtyp të organizatës të së drejtave të njeriut Human Rights Watch thuhet se ligji mund të përdoret kundër kritikëve të qeverisë dhe se mund të kufizojë punën e avokatëve.
L.V
http://www.dw.de/turqia-do-t%C3%AB-kthehet-n%C3%AB-shtet-policor/a-18026432
Add new comment