Shënim: Ku kanë shkuar shpenzimet buxhetore?

Postuar në 29 Tetor, 2014 05:30

Në 9-mujorin e parë të 2014-ës, të ardhurat buxhetore janë rritur rreth 350 milionë dollarë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, shpenzimet buxhetore kanë mbetur në të njëjtin nivel. Si rezultat, deficiti buxhetor është ulur me rreth 350 milion dollarë (ishte rreth 620 milionë në 2013-ën, është rreth 270 milionë në 2014-ën). Ulja e deficitit buxhetor, nga ana e saj, pakëson nevojën për shtimin e borxhit publik në të ardhmen.

Por ndërsa shpenzimet buxhetore në total kanë mbetur në të njëjtin nivel, investimet publike janë ulur rreth 230 milionë dollarë krahasuar me 9-mujorin e vjetshëm. Dhe ku kanë shkuar atëhere këto 230 milionë dollarë të kursyera? Për të shlyer detyrimet e prapambetura të qeverisë së mëparshme ndaj bizneseve.  Konkretisht, 80 milionë dollarë janë shlyerjet e detyrimeve të prapambetura ndaj kompanive që kanë kryer në të shkuarën punime në infrastrukturë, 120 milionë dollarë është rimbursimi i prapambetur i TVSH-së së viteve të shkuara dhe 40 milionë janë shlyerje të furnitorëve të institucioneve shtetërore që nuk ishin shlyer nga qeveria e mëparshme.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

qeveria eshte nen realizim me planin e saj e jo thjesht me vitin e shkuar.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.