“Serbia, viktima e parë e LIIIB”. Kështu mendon autori rus Katasonov që thotë se NATO duhet të paguajë reparacione për sulmet e bëra

Revista online “Strategic Culture Foundation”, boton sot një shkrim të autorit rus, doktro në shkencat ekonomike, Valentin Katasonov. Tema e shkrimit është Serbia dhe dëmet shkaktuar asaj nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe sidomos bombardimi i NATO-s në vitin 1999. Katasonov e cilëson këtë akt, si të parin në atë që përkufizohet si nisja e Luftës së Tretë Botërore. Dhe Serbia është viktima e parë. Për autorin rus, ky agresion që po vazhdon i përshkallëzuar në Siri dhe në Ukrainë nga ana e Perëndimit, dikton thirrjen e një Potsdami të dytë, si ai pas LIIB. Madje me këtë rast Serbia duhet të të kërkojë reparacione nga dëmet e shkaktuar. Katasonov sjell madje edhe shifra: nga bombardimet e NATO-s, dëmet për Serbinë përllogaroiten nga 30-100 miliardë dollar. Në Siri shifra e pretenduar nga Damasku zyrtar është 144 miliardë dollarë. Çështja ngjan thuajse e pabesueshme për “anën këtej” të diskutimit, por rusët prej kohësh i përmbahen idesë se çdo ndërhyrje brutale që bie ndesh me parimet e rendit ndërkombëtar, duhet kompensuar. Nikoliç e ka përmendur disi këtë çështje vitin e kaluar dhe Katasonov duket se e sheh si pozitive vizitën e Putinit në Beograd, pikërisht për të krijuar këtë kontekst të ri ndja rendit ndërkombëtar. Dëmshpërblimet sipas tij mund të jenë instrument shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme dhe se ato duhet t’u kërkohen vendeve të NATO-s. Padyshim arsyetimit i mungon një përmasë politike thelbësore, që është ajo se kontestimet në fillesë kanë ardhur nga brenda dhe për to një faturë e ka edhe shteti përkatës.
http://www.strategic-culture.org/news/2014/10/29/serbia-to-claim-reparat...
s.z
Add new comment