Shqipëria ngjitet 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore. Rama: Lajm i mirë

Raporti "Doing Business" i Bankës Botërore, publikuar sot, e rendit Shqipërinë në vendin e 68-të në botë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si lajm të mirë ngjitjen me 40 vende të Shqipërisë në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes. “Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: Ngjitemi 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes!”, thekson kryeministri Rama. Ndërsa ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, e konsideroi një lajm fantastik ngjitjen e Shqipërisë në klasifikimin për klimën e biznesit, referuar raportit të Bankës Botërore “Doing Business”.
L.V
Add new comment