Ministri Çuçi: “70% e komunave nuk kanë bërë asnjë auditim në 20 vjet”. Zëdhënësi i KLSH-së: “Vetëm në tre vjet janë me dhjetëra”

Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ka qenë sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku ka folur për detyrat që i dalin kësaj ministrie në kuptim të konstatimeve të Progres-Raportit. Dhe në këtë seancë ministri ka bërë një deklaratë që nuk është thënë më parë. “Javës tjetër një nga firmat audituese më të njohura në botë do të kontraktohet për këtë qëllim, që ne të bëjmë një vlerësim financiar të inventarëve, aseteve, borxheve, çdo gjë që kanë njësitë aktuale, dhe këtu dua t’u them një informacion të vogël. Janë rreth 70 përqind të komunave që në 20 vjet nuk kanë bërë asnjë auditim. Kjo gjë është katastrofike", tha Bledi Çuci(http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/84432/ALB). Mirëpo ky informacioni i vogël bie parimisht ndesh me detyrimet që burojnë nga ligji organik dhe detyrat funksionale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka si angazhim kryesor auditimin financiar të çdo njësie shtetërore si dhe të atyre subjekteve private që kryejnë investime me pjesëmarrje deri në 50% të parave publike. Në këtë kuptim KLSH-ja ka kontrolluar përdorimin e fondeve buxhetore të çdo njësie vendore dhe e ka bërë këtë në mënyrë vjetore. I kontaktuar nga “ResPublica”, zëdhënësi i KLSH-së, Bedri Coku, deklaroi se “të paktën në tre vjet që kam unë në detyrë, janë me dhjëtarë raportimet zyrtare dhe propozimet për marrje masash, që ne si KLSH kemi bërë për njësi të ndryshem vendore, apo drejtues të tyre. Ne ballafaqohemi po të dojë ministri”, tha Coku, që ka shtuar se “në këtë rast ministri ia ka futur kot”. Tani nuk dihet se për çfarë e ka patur fjalën tamam ministri, pasi edhe për asetet, do të mjaftonte rakordim i informacioneve mes ministrive të linjës dhe do të rezultonte sesi është gjendja, pa patur nevojë për një firmë nga më të mirat në botë.
s.z
Comments
Ministri ka te drejte dhe ai

Ministri ka te drejte dhe ai Coku ja fut kot. KLD ka kontrolluar nje drejtim apo nje sektor te vecante. Ndersa auditim te te gjithe aktivitetit dhe te te gjithe aseteve te komunave e bashkive, shifra eshte edhe me e larte se ajo qe thote ministri. Asnje komune dhe bashki nuk ka nje inventar te sakte dhe serioz te aseteve dhe te pasurive vendore, te cilat jane vjedhur, po vidhen dhe do te vazhdojne te vidhen pa rregullimin e tyre me nje ligj te vecante auditimi dhe inventarizimi.

Pikërisht!Dmth KLSH nuk ka

Pikërisht!
Dmth KLSH nuk ka bërë ndonjë bilanc të gjendjes ekonomike të njësive - ajo verifikon ligjshmëri veprimesh, dhe kjo në fusha të caktuara, dhe me përzgjedhje. Edhe nëse do shihte gjithçka, prapëseprapë nuk bën një përmbledhje të informacionit që përmend Çuçi. Psh një komunë mund të ketë para borxh (detyrime të pa shlyera), dhe prapëseprapë të jetë brenda ligjit.

ip

Po c'auditim do ky mor? A e

Po c'auditim do ky mor? A e di ky sa para te buxhetit ka pushteti vendor? Me pak se 5%. Me keto nuk paguhen dot rrogat e administrates lokale, jo me te behen projekte, e aq me pak te financohen auditime.

Me qelloi njehere ne bashki

Me qelloi njehere ne bashki te lexoja nje plan te saj dhe nje rruge qe eshte rreth 9 km e kishin zgjatur pak ne letra. E kishin bere fiks 20. Une e di shume mire se ajo rruge eshte 9 km se e kam bere si me kembe ashtu edhe me biçiklete. Ta kene bere vajtje ardhje i bie 18 km. E di mire sa e gjate eshte ajo rruge se kam ngulur piketa dikur kur isha akoma i ri ne moshe e me duhej te mbaja laten me duart e njoma. U pa puna do ti telefonoj atij topografit e ti them se llogarite nuk dalin.

Add new comment