“Shqip” “zbardh” projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2015”: Taksë 10% mbi dividentin, TVSH për ndërtesat e reja, rritje e akcizës edhe për birrën dhe alkoolin

Gazeta “Shqip” shkruan sot për projektbuxhetin e vitit 2015 që do të prezantohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Gazeta shkruan se rritja ekonomike për vitin 2015 parashikohet të jetë 3.3%, me shtesë edhe në invesimet në masën 4.3%. Sipas “Shqip” në paketën fiskale parashikohet që të bëhen disa ndryshime efekti i të cilave do të jetë 10 miliardë lekë: “Pjesën dominuese në rritjen e të ardhurave do ta ketë niveli më i lartë i taksimit për disa nga mallrat kryesorë me akcizë, si: cigaret (20 lekë për paketë deri më 31 dhjetor 2015), duhani me të dredhur (me 1400 lekë/kg deri në fund të vitit 2015), të sapomiratuara në Kuvend, si dhe pritet ngritje për taksën e pijeve alkoolike dhe birrën. Për vitin 2015 është parashikuar të ndryshojnë edhe disa zëra të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP). Kështu, do të vendoset taksë 10% mbi dividentin (fitimet nga aksionet në ndërmarrje të ndryshme), mbi qiratë do të ketë taksë sipas vendndodhjes së objektit. Gjithashtu, pritet të vendoset 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. Po ashtu, do të vendosjet TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës. Një nga taksat nacionale që do të rritet është ajo e qarkullimit që mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për litër, por pritet që vitin e ardhshëm të jetë 27 lekë, pa përfshirë këtu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), e cila e rrit edhe me 5.4 lekë. Pra rritja mund të jetë 120 lekë për litër”, shkruan gazeta”.
s.z
Add new comment