Gjiknuri: Na lanë një sektor energjetik në kolaps, do ta bëjmë fitimprurës deri në 2018-ën

Në konferencën e organizuar nga kryeministri Rama për nisjen e aksionit të ndëshkimit të vjedhjes së energjisë, Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka thënë se hajdutët dhe ata që nuk paguajnë faturat e energjisë, do ndëshkohen. Ky sektor do kthehet fitimprurës në 2018-n, tha ministri.
“Është momenti të bëjmë reformat më të thella. Gjëja e parë që bëmë është transparenca me qytetarët, se ku e gjetëm sektorin e energjisë. Ka probleme, por ne do të marrim masa edhe më të forta. Ata që lënë faturat pa paguar do të ndëshkohen. Do të bëjmë të mundur që çdo vit të ulim me 5 % uljen e humbjes së energjisë dhë në vitin 2018 të kthehet në një sektor fitimprurës”, ka thënë ministri. Sipas tij, qeveria e shkuar la një sektor të hapur në konflikt të hapur me ligjin, ndaj dhe duhej gjetur një zgjidhje për CEZ. “Bëmë një zgjidhje të guximshme, me një kosto shumë të ulët”, tha Gjiknuri.
a.k
Add new comment