Banka, Nishani “ja pret” Ramës: Kandidaturat për guvernator i propozoj unë

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:14

Kjo javë pritet të jetë e rëndësishme lidhur me procesin e zgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se Presidenti Nishani do të thërrasë në negociata përfaqësues të Parlamentit, Qeverisë dhe Opozitës për të tentuar konsensusin më të gjerë të mundshëm në zgjedhjen e emrit të ri. Dy ditë pasi kreu i ekzekutivit la të kuptohet se një kandidate që punon në sistemin financiar ndërkombëtar mund të propozohet për pasardhëse të Ardian Fullanit, burime në Presidencë i referohen Kushtetutës, sipas të cilës kompetencën për të propozuar Guvernatorin e ka pikërisht Presidenti. 
Kështu, ai ka përzgjedhur një listë me emra “që plotësojnë kriteret ligjore dhe standardet më të mira”, dhe që do t’ia paraqesë përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës. Në Presidencë kanë mbërritur CV-të e 42 kandidatëve ku vetëm pak prej tyre plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.