“Gara” e emrave për Guvernator, mohimi i Seserit dhe një detaj nga intervista e kryeministrit…

Përmendja e emrit të Rudina Seserit në disa media pas intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili në intervistën dhënë gazetarit Aleksandër Furxhi konfirmoi se një femër mund të jetë Guvernatori e ardhshëm i Bankës së Shqipërisë, ka sjellë edhe reagimin mohues të saj. Përmes profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, Seseri ka deklaruar se aludimet për një angazhim të mundshëm të saj në BSH janë të pavërteta dhe se ajo nuk ka interes për postin e Guvernatorit të bankës.
Në fakt, për ata që e kanë ndjekur me vëmendje intervistën në “Kapital”, kur u pyet për emrin e kandidaturës së përzgjedhur nga grupi i punës, kryeministri u duk se hasi në vështirësi pasi nuk i kujtohej emri. “Aq e njoh sa nuk e di se si e ka emrin… Por di që është një kandidaturë mbresëlënëse”është përgjigjur kryeministri, duke lënë të kuptohet se nuk bëhej fjalë për një personazh të njohur gjerësisht nga opinion publik. Rudina Sesesi ka qenë deputete e Partisë Socialiste pak vitë më parë (shanset që kryeministri të mos ia kujtonte emrin janë të pakta).
Përgjigjia e kryeministrit (min 19:05): https://www.youtube.com/watch?v=qXyxwHvJjlU
Gjithsesi, pas deklaratës së kryeministrit se kandidatura për Guvernator është femër, në media këto ditë kanë nisur të përmenden emra të ndryshëm të femrave shqiptare që kanë karrierë të spikatur në sistemin financiar ndërkombëtar. Deri më tani, përvec Seserit janë përmendur edhe emrat e dy shqiptareve të tjera që kanë karrierë të spikatur në sistemin financiar ndërkombëtar; njëra me karrierë të spikatur si Këshilltare Financiare në Kanada dhe që para viteve 2000 ka bërë edhe karrierë politike me tw djathtën ndërsa tjetra, që vjen nga bota e financës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka bashkëpunuar me projekte të rëndësishme të Bankës Botërore, USAID-it e OKB-së.
n.k
Add new comment