Nis takimi që hap aksionin kundër vjedhjes së energjisë. A.Goxhaj ndalohet nga policia për protestë të paligjshme

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:29

Ka filluar në orën 10 në Pallatin e Kongreseve takimi me temë “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, që do t’i japë shtysë fillimit të aksionit kundër vjedhjes së energjisë me dorë të hekurt në terren. Ndërkohë, është shoqëruar në polici Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj, për protestë paligjshme.  Ai pritej të protestonte para Pallatit të Kongreseve, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. “Miq, sot në 09:00 Rama ka thirrur 2000 vetë që punojnë te KESH, CEZ dhe administratën publike tek Pallati i Kongreseve për të bërë një miting pro heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 këh! Do dalim aty përballë Pallatit të Kongreseve me banerin tonë të madh: Jo rritjes së çmimit të energjisë? Mjafton të bëhemi edhe 10 veta për të demostruar banerin 10 metra të gjatë. Leja e Policisë dhe përgjegjësia ligjore është e marrë përsipër”, shkruajti më herët Goxhaj në Facebook. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.